Shaqir Fetahu, autor i shumë librave, përkthyes dhe bartës i disa dekoratave

Pas kryerjes së Fakultetit të shkencave islame në Sarajevë punësohet në fsh. Çegran si imam dhe mualim, dhe në bazë të rezultateve të treguara gjatë kësaj kohe, emërtohet si ligjërues në SHMI “Medreseja Isa beu” – në Shkup, ku si ligjërues punon plotë 10 vjet, kryesisht si ligjërues i lëndës Apologjetika islame (Akaidii), lëndën e Imamatit (Lënda e mënyrës së kryerjes së detyrës së imamit), Lëndën e Vaz-daves (Retorika islame) dhe Tefsirin (Komentimi i Kuranit).
Në vitin 1994 emërtohet Drejtor i Sektorit për shkencë e kulturë islame pranë BFI në RM, pastaj plot katër vite kryen edhe detyrën e Sektorit fetar – arsimor, derisa në vitin 2001 zgjidhet mufti i Muftinisë së Gostivarit, të cilën detyrë me suksesin më të madh e kryen edhe sot.
Prej ditëve të para në Medresenë e “Alaudin” në Prishtinë fillon të merret me shkrime duke i botuar ato në Gazetën e Shoqatës së nxënësve të medresesë me emrin “Nur”. Ka botuar mbi 150 artikuj edhe në Gazetat si: “Dituria Islame”, “Hëna e re”, “Flaka”, “Fakti”, “Vepra”, “Drita islame”- Tiranë, “Lëvizja islame”- Gostivar, etj.
Prej ditëve studentore, përveç shkrimeve si autor, është marrë me përkthime edhe atë ka qenë anëtarë i grupit për përkthimin e veprës së Rozhe Garodit me titull :“Islami kultura dhe socializmi”, të botuar në Sarajevë, pastaj botoi veprën origjinale me titull “Feja fenomen i vërtetë”, botuar nga BFI – në Shkup, “Akaid – I”, pastaj “Gjashtë kushtet e besimit”, që të dyja këto libra janë botuar nga Komuniteti mysliman në Tiranë, vitin e kaluar nga shtypi doli edhe vepra e fundit e tij, me titull “Islami – Porosi hyjnore”, dhe tani është gati për botim vepra e radhës “Drejtimi racionalist në Islam – Mu’tezilijët”. Është pjesëmarrës i disa seminareve, konferencave dhe simpoziumeve në vend dhe jashtë.

Për aktivitetin e tij të bujshëm jetësor ka marrë mirënjohje të ndryshme nga institucione , shoqata dhe ente të sferave të ndryshme, në veçanti duhet theksuar Dekoratë “Myfti Vebi Dibra” që ndahet në nivel të BFI, në RM si dhe Dekoratën e fundit qe ju nda nga Akademia internacionale e shkencave sociale në Florida na SHBA (Internacional Academi of Social Sciences (IASS), USA. etj. Tashmë ka kryer provimet postdiplomike në USHT, në Fakultetin Filozofik -Dega e Historisë në Tetovë.
Pas marrjes së drejtimit të BFI si ushtrues detyre, saktësisht me 7 Shtator, Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni, Shaqir ef. Fetahu u zgjodh anëtar i Këshillit botëror të bashkësive islame me seli në Abu Dabi në emiratet e Bashkuara Arabe, duke e sjellë BFI në pozicion të barabartë me Bashkësitë Fetare Islame të shteteve të tjera të Botës.
Fetahu aktualisht është ushtrues detyre dhe pretendent për Reis të Bashkësisë Fetare Islame. Në zgjedhjet që do të mbahen nesër në ora 10:30, anëtarët e Rijasetit të BFI-së do të votojnë për dy kandidatë, myftiun e Gostivarit dhe u.d. kryetarin aktual, Shaqir Fetahu dhe myftiun e Tetovës Qani Nesimi. Gostivari Sot