SHAF “Art Pollogu” me kryesi të re, sërish aktive SHKA “Sami Zendeli”

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 8 Maj, 2023 20:59

SHAF “Art Pollogu” me kryesi të re, sërish aktive SHKA “Sami Zendeli”

Shoqata e artistëve figurativ ,, Art Pollogu” vikendit mbajti mbledhjen e radhës me një pikë të rendit të ditës, për zgjedhjen e një kryesie të re të shoqatës. Kryetar i SH.A.F,, Art Pollogu” u zgjodh Mirsad Osmani, zëvendës kryetar Berat Zulbehari dhe sekretar Zylfi Alija.

Njëkohësisht mbledhja u organizua e përbashkët me SHKA “Sami Zendeli” ku u vendos që të riaktivizohet shoqëria dhe për kryetar të saj u zgjodh Sherif Mustafa, zëvendës kryetar Bujamin Emini.

SHAF “ART POLLOGU” dhe SHKA “SAMI ZENDELI” tani e tutje do të funksionojnë së bashku në çdo organizim dhe projekt të radhës.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 8 Maj, 2023 20:59