Sezoni i nxemjes, Policia me apel të rëndësishëm

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 21 Tetor, 2022 11:15 Updated

Në gjysmën e dytë të këtij muaji dhe në Pollog, sidomos në mëngjes dhe në mbrëmje, ka temperatura relativisht të ulëta, të cilat tashmë kanë filluar sezonin e ngrohjes, jo vetëm nëpër shtëpi, por edhe në dyqane komerciale, objekte publike e të ngjashme.

Për shkak të kësaj, mundësitë e shpërthimit të zjarrit janë rritur ndjeshëm këto ditë, para së gjithash si pasojë e pakujdesisë njerëzore, instalimeve elektrike të vjetra dhe të rrënuara, furrave me defekt dhe oxhaqeve të papastruar në kohë në shtëpi apo objekte banimi.

Nga ana e Sektorit të punëve të brendshme Tetovë sërish apelojnë qytetarët për vigjilencë maksimale,
gjegjësisht të mos i lenë të ndezura aparatet ngrohëse kur nuk janë prezent për një kohë të gjatë nëpër shtëpi apo në vendet e punës, sidomos ngrohëset, kondicionerët apo shporet me dru.

Sepse mjafton vetëm një shkëndijë e vogël për të ndezur një zjarr të madh me pasoja të rënda materiale dhe të tjera. Kjo vlen veçanërisht për ndërtesat e banimit, ku lokalizimi i zjarreve është shumë më i vështirë dhe për shkak të mungesës së pajisjeve të nevojshme në shumë prej tyre dhe aksesit të vështirë në ndërtesa, kryesisht për shkak të ndërtimeve apo arsyeve të tjera.

Pronarët e shtëpive dhe qiramarrësit në ndërtesa këshillohen të kontrollojnë dhe pastrojnë oxhaqet të
paktën dy herë në vit, por edhe të mos mbingarkojnë instalimet duke ndezur disa pajisje elektrike
njëherësh.

Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm paraqet vepër penale për të cilin sipas nenit 288 të Kodit Penal, në varësi të rrethanave dhe pasojave, parashikohet dënim me burg nga gjashtë muaj deri në pesë vjet, e
nëse është bërë nga pakujdesia, dënimi me burgim është deri në tre vjet. Gostivari Sot

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 21 Tetor, 2022 11:15 Updated