Skip to content

Gostivari Sot

Primary Menu
  • Gostivari
  • Maqedonia
  • Revista
  • Plus
    • Kuriozitete
    • Kronika e Zezë
  • FMG
    • FLAKA ALB
    • ФЛАКА МКД
    • FLAKA ANG
  • Home
  • Të fundit
  • Sela dhe Gashi: Më 15 korrik do të ndodh ndryshimi

Sela dhe Gashi: Më 15 korrik do të ndodh ndryshimi

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa mbajtën konventën promovuese për zgjedhjet e 15 korrikut.

Konventa u mbajt në sheshin Iliria në Tetovë ku u prezantuan kandidatët për deputetë dhe bartësit e listave në të gjitha njësitë zgjedhore ku garon ky koalicion.

Krerët e partive në koalicion Ziadin Sela dhe Afrim Gashi thanë se po fillon një kapitull i ri për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut. Ata u zotuan se më 15 korrik do të vijë ndryshimi për shqiptarët.

“Më lejoni t’i ngrejmë duart lartë të gjithë, me një 5-she .. dhe e dini cilin do përshëndes: Ali, në opozitë pas 15 korrikut. Ku do që t’i shihni, mos e harroni, Ali, pas 15 korrikut do të jesh në opozitë. Mos harroni edhe diçka tjetër, shqiptarët do të jenë të lirë pas 15 korrikut. Nuk do të ketë njerëz të cilëve dikush nga Alternativa ose Aleanca, do t’ju lajmërohet në 12 të natës për të bërë LIKE ose SHARE në rrjetet sociale. Të lirë do të jenë administratorët”, deklaroi kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.

“Nëse jeni të bindur se më 15 korrik kur të gjendeni vet para fletës së votimit, jeni të bindur se ju me votën tuaj ju do ta ndihmoni kombin tuaj, familjen tuaj, të afërmit tuaj, madje ju do të jeni të vendosur që të zgjidhni se çfarë të ardhme do të krijoni për ju dhe familjet e juaja. Parashtrohet pyetja, a dëshironi ju që në një të ardhme të afërt fëmijët e juaj t’i shini duke marrë valixhet e shpërnguljes, apo dëshironi t’i shihni ata të buzëqeshur në shtëpi”, deklaroi kryetari i Alternativës, Afrim Gashi./Shenja/

Continue Reading

Previous: BDI: Çegrani i thotë PO Kryeministrit Shqiptar
Next: Kandidatët për deputetë nga BDI – Gostivar, vizituan ish deputetin Adnan Jashari

Të ngjashme

berat-10-1170x658 Berat Ismaili rizgjidhet në krye të LFK në Gostivar

Berat Ismaili rizgjidhet në krye të LFK në Gostivar

Dogs Trust Worldwide London NGO Photographer 47 vjeçari nga Gostivari kafshohet nga qeni endacak

47 vjeçari nga Gostivari kafshohet nga qeni endacak

auto_rritet-numri-i-pacienteve-me-koronavirus-te-shtrire-ne-qkuk-nje-ne-gjendje-te-rende1607502125 Alarmi, virusi britanik me përhapje më të madhe në vend

Alarmi, virusi britanik me përhapje më të madhe në vend


TË FUNDIT

moti Parashikimi i motit

Parashikimi i motit

vakcina-korona-svet-1170x780-1-750x430 Janë regjistruar 721 raste të reja, 171 të shëruar dhe 7 të vdekur

Janë regjistruar 721 raste të reja, 171 të shëruar dhe 7 të vdekur

Ali-Ahmeti-27.02.2021 Konkluzionet nga mbledhja e kryesisë së BDI

Konkluzionet nga mbledhja e kryesisë së BDI

30-5-1024x576 Çajla dhe Forina bëhen me pushimore moderne

Çajla dhe Forina bëhen me pushimore moderne

90-1170x658 Komuna e Gostivarit nënshkruajti marrëveshjen kolektive me SPOGJSH

Komuna e Gostivarit nënshkruajti marrëveshjen kolektive me SPOGJSH

blerim0-1-1170x658 Gostivar, interesim i ulët nga të moshuarit për t’u vaksinuar kundër Covid 19

Gostivar, interesim i ulët nga të moshuarit për t’u vaksinuar kundër Covid 19

10871149-E34D-4DDE-AF0A-3DA27C5A521C Lëshohet në përdorim spitali modular në Gostivar

Lëshohet në përdorim spitali modular në Gostivar

951543AF-CD05-4398-AA78-92242A724509 Ndërron jetë doajeni Rizvan Sinani

Ndërron jetë doajeni Rizvan Sinani

moti-696x406 Sot moti për shëtitje në natyrë

Sot moti për shëtitje në natyrë

policija Kërcënim me jetë ndaj të riut nga Banjica e Poshtme

Kërcënim me jetë ndaj të riut nga Banjica e Poshtme

IMPRESIUM

info@gostivarisot.mk

072 30 30 36

070 70 90 80  

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • FLAKA AL
  • MK
  • ANG
Copyright 2018 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | Gostivari Sot by FLAKA.