Sekretariati i drejtësisë në BDI do të drejtohet nga Valdet Xhaferi
Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani në një deklaratë për media tregoi emërimet e reja të drejtuesve të sekretariateve të partisë. Nga 16 sekretariate, 4 do të drejtohen nga dega e Gostivarit. Sekretariati i Punëve të Jashtme do të drejtohet nga Arta Bilalli, Sekretariati i Sistemit Politik nga Ali Musliu, Sekretariati i drejtësisë nga Valdet Xhaferi dhe Sekretariati i Vetëqeverisjes Lokale nga Nevzat Bejta.
Ja sekretariatet dhe emërimet:
Sekretariati i Mbrojtjes –ilmi Selami
Sekretariati për Siguri-Zemri Qamili
Sekretariati i Punëve të Jashtme-Arta Bilali
Sekretariati i Sistemit Politik-Ali Musliu
Sekretariati i Ekonomisë dhe Financave-Avni Saliu
Sekretariati i Shëndetësisë-Haris Karaxhenemi
Sekretariati i drejtësisë-Valdet Xhaferi
Sekretariati i transportit dhe Lidhjeve-Nebi Rexhepi
Sekretariati i Bujqësisë,pylltarisë dhe zhvillimit rural-Besir Jashari
Sekretariati i Shoqërisë informatike dhe Administratë-Avni Rustemi
Sekretariati i punës dhe politikës sociale-Armend Asllani
Sekretariati i Arsimit dhe Shkencës-Teuta Arifi
Është krijuar edhe departamenti i ri për përkujdesje dhe trajtim të familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës do të drejtohet nga Rafiz Halili.
Për shef kabineti është riemëruar Artan Grubi, Këshilltar për shëndetësi, Ilir Hasani, zëdhënës Bujar Osmani, zëvëndës i zëdhënësit, Arbër Ademi. Gostivari Sot