Se kush i bën qebapët më të mira në Gostivar – Tregon Kovaçevski

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 15 Tetor, 2022 20:33

Se kush i bën qebapët më të mira në Gostivar – Tregon Kovaçevski

Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka një rekomandim se ku të hahen qebapët më të mirë në Gostivar, shije të cilën e ka provuar vetë, përcjell FLAKA.

Ai e ka shpërndarë këtë në Facebook.

“Dahiri bën disa nga qebapët më të mira në Gostivar, nëse jo në vend. Prej 35 vitesh është pronar i qebaptores familjare, në të cilën ai dhe familja e tij investojnë shumë dashuri dhe punë. Njerëzit tanë janë të mirë dhe punëtorë, nder që sot bëra një shok të ri, dhe se di ku të vij sërish për drekë”, thuhet në postimin e tij në Facebook.

Ai shoqërohej nga zëvendëskryeministri Bytyqi dhe ministri Sali.

Të ftuarit dhe kryeministri kanë pirë edhe nga një ajran.

Ndryshe, kryeministri me një delegacion qeveritar sot kanë mbikqyrur investimet në Spitalin e Gostivarit dhe qebaptoren që e ka vizituar ndodhet pikërisht përballë spitalit të këtij qyteti. FLAKA

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 15 Tetor, 2022 20:33