Sarajevë, Xhevat Zendeli nga Gostivari shpallet hafiz i Kuranit

Sot, para Komisionit për hifz të Rijasetit të bashkësis islame në Sarajevë, ajetet e fundit të Kur’anit famëlart i recitoi Xhevad Zendeli – dhe kështu mbrojti titullin madhështor “hafizu-l-Kur’an”. Provimin e hifzit, hfz.Xhevadi e mbaroi gjatë 10 ditëve ku çdo dit ka recituar ka 3 xhuz.
Xhevad Zendeli, është lindur më 15.06.2003. në Gostivar. Rjedh nga një familje e shëndoshë me ambasador të fesë islame. Shkollën fillore e kreu në Zagreb dhe këtë vitë është në klasë të katër mes nxënësve të dalluar të gjimnazit islamik dr. Ahmed Smajloviç.
Hafiz Xhevadi, me shum sukses e ka memorizuar Kur’anin para muhafizzit të tij imamit kryesor në Zagreb hfz. Aziz ef. Alili.
Urrime të përzemërta hafiz Xhevadit, familjes, muhafizit dhe Bashkësis fetare islame në Kroaci.
Allahu e bëftë prej mbrojtësve më të mirë të fjalës së Tij!
Pejngamberi a.s. ka thënë:”Më të nderuarit e umetit tim janë bartësit e Kur’anit”
Përgatiti: Besnik Emruli