Rrjeti i ri kanalizimi në fshatin Turçan i Madh – Llapushnik

Gostivari Sot
Nga Gostivari Sot 19 Gusht, 2020 14:54

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari njofton për nisjen e punimeve për ndërtimin e rrjetit të ri të kanalizimit në fshatin Turçan i Madh – Llapushnik me gjatesi 1300 metra.

“Me intensitet të përshpejtuar ne vazhdojmë me zhvillimin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit për të siguruar kushte më të mira jetese për të gjithë qytetarët tanë pavarësisht nga pjesa e qytetit apo fshtrave ku ata jetojnë.

Komuna e Gostivarit përmes NP “Komunalec”, sot ka filluar ndërtimin e rrjetit të ri të kanalizimit në fshatin Turçan i Madh – Llapushnik me gjatesi 1300 metra” , shkruan në facebook kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

Gostivari Sot
Nga Gostivari Sot 19 Gusht, 2020 14:54