Rritje të çmimeve të naftës
Çmimet e naftës sot kanë shënuar rritje, ndërsa nafta e Amerikës Veriore Brent e ka tejkaluar nivelin prej 40 dollarëve për fuçi për herë të parë nga marsi.
Çmimi i naftës Brent për dërgesë në gusht në mëngjesin e sotëm ka shënuar rritje prej 78 centë për dy për qind dhe është blerë për 40,35 dollarë për fuçi.
Çmimi i fjuçersëve të naftës VTI (WTI) amerikanë ka shënuar rritje prej 1,06 dollarë apo për 2,9 për qind dhe është tregtuar për 37,87 dollarë për fuçi.
Sipas burimeve anonime Organizata e vendeve eksportuese të naftës (OPEK) dhe prodhuesit e tjerë të mëdhenj, përfshirë edhe Rusinë (plus OPEK-un) do të mund të vazhdojë në korrik dhe në gusht me prodhimin e zvogëluar prej 9,7 milionë fuçi në ditë, që paraqet pothuajse 10 për qind nga prodhimi botëror.
Rritja e çmimit të naftës ka të bëjë në rikuperimin e ekonomive nga pandemia Kovid-19.
Sektori shërbyes kinez për herë të parë nga janari shënon rritje. Derisa rezervat e naftës së papërpunuar në SHBA u rritën në 483.000 fuçi javën e kaluar, derisa rezervat e benzinave dhe destilateve kanë shënuar rritje.