Rriten nivelet e ujit të Vardarit, Pçinjës dhe Lepencit

Gostivari Sot
Nga Gostivari Sot 25 Qershor, 2020 12:04

Krahas valës së reshjeve të rrëmbyeshme lokale që këto ditë e përfshinë vendin, nivelet e disa lumenjve edhe mëtej janë nën mesataren e qershorit.

Siç tregojnë matjet e sotme hidrometeorologjike, Treska afër Makedonski Brodit, Sateska afër Botunit dhe Kriva Reka afër Kriva Pallankës janë përgjysmuar, Cërna Reka shënon ulje pothuajse dyfish, ndërsa shumë nën mesataren është edhe Strumica afër Novo Sellës.

Rritje e nivelit të ujit shënojnë edhe Vardari, Pçinja dhe Lepenci. Në mënyrë drastike është rritur dyfish mbi mesataren e qershorit Babuna.

Te liqeni i Ohrit, Prespës dhe Dojranit, nuk ka ndryshime të mëdha nga matjet e javës së kaluar.

Gostivari Sot
Nga Gostivari Sot 25 Qershor, 2020 12:04