Rreth 920 euro i duhen një familjeje prej 4 anëtarësh për ta kaluar muajin

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 28 Dhjetor, 2023 21:50

Rreth 920 euro i duhen një familjeje prej 4 anëtarësh për ta kaluar muajin

Për nevojat më elementare të një familjeje katër anëtarëshe nevojiten 56.522 denarë apo rreth 920 euro në muaj, përcjell KlanM. Llogaritja vlen për familjet që kanë shtëpinë e tyre e nuk jetojnë me qira. Përndryshe, kjo shumë do të ishte më e madhe.

Nëse ata jetojnë në banesë me qira, atëherë shpenzimet janë më të larta për 21.324 denarë, ku përfshihen qiraja, shpenzimet komunale, rryma dhe ngrohja.

Llogaritjet për muajin dhjetor janë sipas metodologjisë së re për përcaktimin e shportës minimale sindikale, të cilën e prezantoi Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë. Njëkohësisht do të jetë baza mbi të cilën ata do të avokojnë për paga më të larta për punëtorët.

E reja është se në përllogaritje janë përfshirë edhe katër artikuj të tjerë, kështu që struktura e shportës tani ka 11. Ky është ndryshimi i parë që bëhet pas 12 vitesh./KlanMacedonia

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 28 Dhjetor, 2023 21:50