Rrahje mes dy grupeve të të miturve

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 22 Tetor, 2022 11:12

MPB njofton se pas mesnatës në Stacionin Policor të Gazi Babës është raportuar se në rrugën “Finlanda” djali i tij dhe dy nipërit e tij janë sulmuar fizikisht nga një grup i të miturve tjerë.

“Me datë 22.10.2022, në ora 01.00 në Stacionin Policor të Gazi Babës, M.I. (48) nga fshati Inxhikovë, Shkup, ka raportuar se me datë 21.10.2022 rreth orës 21.20 në parkun e lojërave në rrugën “Finlanda” në Shkup, djali i tij i mitur dhe dy nipërit e tij të mitur janë sulmuar fizikisht nga disa të mitur të tjerë, të cilët kanë perdorur edhe një send të fortë. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 22 Tetor, 2022 11:12