Rikthet Ora Policore në Maqedoninë e Veriut
Rikthet Ora Policore në Maqedoninë e Veriut. Kështu ka vendosur qeveria me kërkesë të Komisionit për Sëmundje Infektive, informon Gostivari Sot duke u thirrur në lajmet nga Alsat M
Ora Policore, fillon nga dita e nesërme me fillim prej ora 21. Për qytetet Shkup, Tetovë, Kumanovë e Shtip ora policore do të vlen deri të hënën në ora 5 të mëngjesit, me atë që de fakto këto qytete hyjnë në karantinë të plotë shtetërore.
Sa kaq, qytetet e tjera, nga dita e premte do të kenë orë aktive policore nga ora 16 dhe deri ora 5 të ditës së nesërme. Ora policore, do të vlen deri ditën e hënë, kur dhe pritet një vendim i ri. Pra, qytetet e tjera nga dita e nesërme orën policore e fillojnë nga ora 21, ndërsa nga e premtja nga ora 16 deri ora 5 të mëngjesit.