Retrospektivë: Pas 17 vitesh, Maqedonia e Veriut i filloi bisedimet qasëse me BE-në

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 30 Dhjetor, 2022 10:46

Retrospektivë: Pas 17 vitesh, Maqedonia e Veriut i filloi bisedimet qasëse me BE-në

T&S

Brenda vitit që po lejmë pas, pas 17 vitesh status rekomandimesh për fillimin e negociatave, u mbajt konferenca e parë ndërqeveritare mes Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimin Evropian. Fillimi i negociatave u mundësua pasi paraprakisht, . Maqedonia e Veriut pranoi propozimin e Francës, e cila kryesoi Këshillin e BE-së në gjysmën e parë të vitit. Propozimi u votua në parlament pa pjesëmarrjen e opozitës, e cila njoftoi se nuk do të mbështesë ndryshimin e Kushtetutës për të përfshirë pakicën kombëtare bullgare.

Shkruan: Driton ZENKU

Një nga ngjarjet më të rëndësishme politike gjatë vitit 2022 në Maqedoninë e Veriut, ishte fillimi i bisedimeve qasëse me Bashkimin Evropian. Ishta data 19 Korrik që shënoi fillimin e rrugëtimit të Maqedonisë së Veriut drejt BE-së.

Atë ditë, në Bruksel pas 17 vitesh status rekomandimesh për fillimin e negociatave, u mbajt konferenca e parë ndërqeveritare mes Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimin Evropian. Një ditë më herët, Këshilli i BE-së dha dritën jeshile për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski në gjuhën maqedonase e lexoi fjalën hyrëse, ndërsa pasdite do të fillojë procesi i skriningut, i cili do të zgjasë një vit e gjysmë. Pas përfundimit të skriningut, është planifikuar Konferenca e dytë ndërqeveritare, në të cilën duhet të përfundojë faza e hapjes së negociatave, por mbajtja e saj kushtëzohet me ndryshimet kushtetuese, përkatësisht me përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë.

Presidenti i Këshillit të BE-së me rastin e konferencave të përbashkëta ndërqeveritare mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së si dhe Shqipërisë dhe BE-së u shpreh se kjo është një ditë historike për të dy vendet si dhe një kohë për të festuar atë që është arritur, por edhe një kohë për të parë sfidat përpara me një objektiv të qartë: të përparojmë në rrugën drejt BE-së pa vonesë.

Edhe përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikën e jashtme, Josep Borrell, tha se Maqedonia po fillon Negociatat me identitet të plotë dhe të pacënueshëm, ku gjuha dhe identiteti mbeten të mbrojtura, një tezë që opozita maqedonase e shfrytëzoi si pretekst për të kundërshtuar propozimin francez që hapi rrugën e integrimeve të vendit.

Ndër kohë, komisioneri Evropian për Zgjerim, Oliver Varheji, në seancën ndërqeveritare në Bruksel tha se kjo ditë nuk ishte e rëndësishme vetëm për Maqedoninë e Veriut, por edhe për Bashkimin Evropian.

Ambadadori evropian në Maqedoni David Geer, fillimin e bisedimeve e quajti një ditë historike në marrëdhënie Maqedoni-BE.

Kujtojmë që Maqedonia ishte kandidate për anëtarësim në BE për 17 vjet me radhë. Hapja e negociatave fillimisht u bllokua nga Greqia dhe bllokada u hoq vetëm pasi vendi pranoi të ndryshonte emrin nga Maqedoni në Maqedoni e Veriut, gjë që na lejoi të hyjmë në NATO.

Pas heqjes së bllokadës greke, Bullgaria u shfaq me kërkesat e saj që vënë në dyshim identitetin dhe gjuhën kombëtare maqedonase. Maqedonia e Veriut pranoi propozimin e Francës, e cila kryesoi Këshillin e BE-së në gjysmën e parë të vitit. Propozimi u votua në parlament pa pjesëmarrjen e opozitës, e cila njoftoi se nuk do të mbështesë ndryshimin e Kushtetutës për të përfshirë pakicën kombëtare bullgare. Ndryshimi i Kushtetutës kërkon një shumicë prej dy të tretash, të cilën koalicioni qeverisës nuk e ka pa deputetë të opozitës.

Hapja e negociatave me Bashkimin Evropian për Maqedoninë e Veriut bllokohej vazhdimisht nga Bullgaria. Sofja zyrtare kërkonte që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Josip Broz Tito. Ky kontest bllokoi për dy vite procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria gjatë vitit 2021 i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershor, kurse më pas, më 14 dhjetor të vitit 2021, edhe një herë e bllokoi fillimin e negociatave RMV-BE.

Edhe në vitin 2020, njëjtë vendi fqinj, i vendosi dy here veto Maqedonisë së Veriut, një herë në këshillin e ministrave të Jashtëm të BE-së si dhe në Këshillin për Punë të Përgjithshme të BE-së, duke penguar në këtë mënyrë miratimin e kornizës negociuese për fillimin e negociatave të vendit me BE-në. Për zgjidhjen e kontesteve të historisë, komisioni maqedonaso – bullgar ka mbajtur takime, po nuk kanë arritur të gjejnë zgjidhje. Palët kanë mosmarrëveshje më së shumti rreth identitetit të figurave historike të Mbretit Samoil dhe Goce Delçevit.

Hapi tjetër që duhet të realizohet patjetër gjatë vitit 2023, është hapja e kushtetutës, si kusht për zhvillimin e konferencës së dytë ndërqeveritare, në të cilën duhet të përfundojë faza e hapjes së negociatave, por mbajtja e saj kushtëzohet me ndryshimet kushtetuese, përkatësisht me përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutët e Maqedonisë së Veriut.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 30 Dhjetor, 2022 10:46

03
Jan
Punonjësit policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar,...
03
Jan
Pjestarët e policisë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme-Gostivar,...