Rekord me raste të reja, sot dot diskutohet për masa të reja
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme janë bërë 2445 testime, ndërsa janë regjistruar 535 raste të reja me Covid-19.
Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 168 persona të shëruar.
Ndryshe kanë ndërruar jetë 6 persona, një 66 vjeçar nga Manastiri, një 57 vjeçar nga Kumanova, një 72 vjeçar nga Prilepi, një 69 vjeçar nga Velesi dhe një 55 vjeçar nga Negotina.
Si pasojë e këtyre numrave sot Komisioni për Sëmundje Ngjitëse do të diskutojë lidhur me masat e reja restriktive që priten të ndërmerren, shkruan SHENJA.
Masat e radhës të cilat do të sillen janë restrikcione në transportin publik, kufizimi i punës në bare dhe restorante. Gjithashtu masa restriktive mund të vendosen edhe në disa komuna, tha dje ministri Filipçe