Regjistrohet tërmeti i pestë në rajonin e Mavrovës

Në ora 13:26 është regjistruar edhe një tërmet në rajonin e Mavrovës, konkretisht në pjesën e Leunovës. Tërmeti ishte me fuqi 3.6 të shkallës Rihter, njofton Gostivari Sot

Në rajonin e Mavrovës janë regjistruar pesë tërmete deri në ora 13:26, njofton Gostivari Sot
I pari u regjistrua në ora 04:54 me fuqi 5.0 të shkallës Rihter, i pasuar nga dridhjet e tjera. Në ora 00:23 u regjistrua dridhja tjetër e tokës me fuqi 3.0 të shkallës Rihter. Pasoi dridhja tjetër në ora 08:49 me fuqi 2.8 të shkallës Rihter. Tjetër tërmet pati në ora 11:59, edhe atë 3.8 sipas shkallës së Rihterit. I fundit ishte në ora 13:26 me fuqi 3.6 të shkallës Rihter. Gostivari Sot