Regjistrohen mbi 110 raste të reja të infektuara nga CoVid-19
Më shumë se 110 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar gjatë 24 orëve të kaluara, por ende po punohen edhe mostra tjera, informuan për MIA nga Instituti për shëndet publik.
Nga rastet e reja të diagnostikuara me CoVid-19, numri më i madh janë nga Shkupi.
Ky është numri më i lartë deri tani i të infektuarve në një ditë në vend.
Deri tani më së shumti të sëmurë – 107 janë evidentuar më 16 prill.