Reagon “Fraksioni i BDI”: Gostivari ngel pa asnjë përfaqësues në ekzekutiv
Shkarkohet edhe përfaqësuesi i fundit në ekzekutivin aktual, nga dega e BDI-së në Gostivar, përkatësisht sekretari shtetërorë në Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale Resmi Ejupi, reaguan nga i ashtuquajturi Fraksion në BDI
“Me shkarkimin e Ejupit dhe më herët të Bashkim Hasanit, një prej degeve më të mëdha të BDI-së, siç është dega e Gostivarit ngel pa asnjë përfaqësues në nivel të tre eshalonëve qeveritar, që ndodhë për herë të parë që nga themelimi i BDI-së”, vijon reagimi.