Skip to content
Gostivari Sot

Gostivari Sot

Primary Menu
  • Gostivari
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Kosovë
  • Ballkan
  • GLOBI
  • Opinione
  • Sport
  • Revista
  • Plus
  • Home
  • Shqipëri
  • Rama: Nuk jam njeriu i duhur për të ndërmjetësuar midis Kosovës dhe Serbisë

Rama: Nuk jam njeriu i duhur për të ndërmjetësuar midis Kosovës dhe Serbisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pas përfundimit të takimit me Emmanuel Macron, presidentin e Francës, ka treguar se për çfarë kanë biseduar.

Ai në një konferencë për media ka thënë se kanë diskutuar për marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve.

“Ai dëshironte të kalonte një drekë pune me mua, për të diskutuar mbi marrëdhëniet bilaterale, ecurinë e programit të Agjencisë Franceze për Zhvillim, e cila është angazhuar për financimin e tre projekteve të rëndësishme, ku projekti më i rëndësishëm është investimi për finalizimin e gjithë punës që duhet bërë për të përmbyllur investimet tërësore të bëra në ujësjellësin e qytetit të Durrësit dhe për të garantuar më në fund, edhe për Durrësin, 24 orë ujë pa ndërprerje, një angazhim që ja kërkova dhe Presidenti e mori pas tërmetit”.

“Po ashtu, një financim tjetër i rëndësishëm për sistemin elektroenergjitik, si dhe një tjetër program për gratë dhe vajzat që është një program shumë interesant që do ta zbatojmë së bashku me Agjencinë Franceze të Zhvillimit. Njëkohësisht folëm edhe për investimet e Francës në energji në Shqipëri, ku kompania Voltalia po investon për Parkun më të madh Fotovoltaik të rajonit, faktikisht, në Karavasta dhe po ashtu edhe në 1 apo 2 projekte të tjera me rëndësi”.

“Natyrisht kemi qëndruar gjerë e gjatë në situatën në rajon, në ecurin e marrëdhënieve ndërmjet vendeve të rajonit për procesin e dialogut midis Serbisë dhe Kosovës, për procesin e implementimit të katër lirive të BE-së në kuadrin e Shengenit Rajonal dhe për tema të tjera, që kanë zenë dhe ato pjesën e tyre të bisedës së gjatë”.

Continue Reading

Previous: Basha: Ndryshimi për të gjithë fëmijët e Shqipërisë po vjen
Next: Basha publikon librin e tij “Misioni im”

Të ngjashme

Vaccine-sinovac-18-1-21 Shqipëri, vaksinim masiv me vaksinën kineze Sinovac

Shqipëri, vaksinim masiv me vaksinën kineze Sinovac

Turqi-780x470 Sigurohen 1 milionë vaksina kineze, Rama nga Turqia: Sot do mbërrijnë në Rinas 192 mijë

Sigurohen 1 milionë vaksina kineze, Rama nga Turqia: Sot do mbërrijnë në Rinas 192 mijë

kapshtica Qeveria greke, Kapshtica, e mbyllur dhe për dy javë të tjera

Qeveria greke, Kapshtica, e mbyllur dhe për dy javë të tjera


 

marketing@flaka.com.mk

info@gostivarisot.mk 

+389 70 70 90 80

++389 72 30 30 36

  • Për ne
  • Kontakt
  • Marketing
Copyright 2018 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by Gostivari Sot.