Raif Raifi nga Banjica siguron 10.000 euro donacion nga Turqia për Spitalin e Gostivarit
Spitali I Gostivarit ka pranuar donacion në vlerë rreth 10 mijë euro nga Republike e Turqisë. Kështu njoftojnë nga shërbimi I për informim I Spitalit të Gostivarit
“Falemenderojmë përzemërsisht bashkvendasin tonë z.Raif Raifi nga Banjica i cili në bashkpunim me kryetarin e Rumeli Balkan Federasyonu z.Kamuran Atakan nga Republika e Turqisë – Stamboll, aritëm që sot të organizojmë donacion tepër të rëndësishëm për spitalin e Gostivarit edhe atë:
- 2.120 litra dezinfektues
- 5.000 maska mbrojtëse
- 5.000 doreza për një përdorim
- 200 skafanderë, veshje mbrojtëse
- dhe disa materiale tjera për higienë
Donacioni kap vlerën e reth 10.000 euro
Ky donacion ishte tepër i mirëpritur nga ana e drejtorisë dhe të punsuarve në këto kohëra të vështira për shkak të epidemisë” njoftojnë nga Spitali I Gostivarit