Qytetarët mund ta kontrollojnë se cila kompani transportuese e rrespekton ose shkel ligjin

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 12 Nëntor, 2022 22:25

Zëvendës ministri Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi në një prononcim për indeks.mk ka dhënë informacione për platformën më të re të krijuar nga ky dikaster e i cili ka të bëjë me kontrollet që qytetarët mund ti bëjnë për kompanitë transportuese të mallrave apo vet njerëzve si Brenda apo jashtë shtetit.

Rexhepi ka thënë se në këtë platformë qytetarëve u mundësohet që të kontrollojnë në mënyrë të detajuar kompaninë me të cilën udhëtojnë dhe të shohin nëse kompania respekton ligjin ose jo.

Ai ka deklaruar se në platformën e lartpërmendur ekzistojnë edhe numra telefoni nëpërmes të cilëve qytetarët mund të denoncojnë kompanitë të cilët nuk i respektojnë ligjet.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 12 Nëntor, 2022 22:25