Skip to content

Gostivari Sot

Primary Menu
  • Gostivari
  • Maqedonia
  • Revista
  • Plus
    • Kuriozitete
    • Kronika e Zezë
  • FMG
    • FLAKA ALB
    • ФЛАКА МКД
    • FLAKA ANG
  • Home
  • Revista
  • Qumësht dhe mjaltë/ Kombinimi që ju duhet për flokë të plotë

Qumësht dhe mjaltë/ Kombinimi që ju duhet për flokë të plotë

Flokët që këputën, maja apo rrënjë të ashpra nuk janë kurrë një eksperiencë e këndshme. Prandaj gjithnjë e më shumë mënyrat se si t’i trajtoni flokët tuaj shtohen. Trajtimet për flokët nuk janë kurrë të tepërt e sidomos kur janë me bazë natyrale.

Disa nga ushqimet që përdorni çdo ditë në kuzhinë mund t’ju vijnë në ndihmë të madhe në luftën kundër këputjes së flokë. Në këtë artikull do të gjeni të shpjeguar se si të bëni lehtë maskën rigjeneruese për flokët tuaj. Mjafton pak qumësht dhe pak mjaltë që rezultati t’ju bëjë të ktheheni vazhdimisht tek ky trajtim.

Vlerat që dhurojnë
Mjalti është një antioksidant shumë i fuqishëm dhe funksionon si një zbutës natyral për flokët. Përveçse forcon rrënjët, ka aftësi të hidratojë majat dhe të largojë majat dyshe. Tek flokët mund ta përdorni edhe si një mënyrë të mirë të mbajtjes larg të papastërtive apo baktereve.

Qumështi nga ana tjetër i ushqen flokët tuaj nga rrënja, pasi është një burim shumë i madh proteinash e një sërë vitaminash. Nëse e fusni qumështin në traditën tuaj të kujdesit për flokët do të shikoni që më kalimin e kohët ata do të trashen dhe do të fitojnë shkëlqim. Bashkimi i të dy këtyre përbërësve është zgjedhja perfekte për këdo që dëshiron flokë të plotë e plot shkëlqim.

Si ta përgatisni
Për të përgatitur këtë trajtim shumë lehtë në shtëpi mjafton të merrni të dy përbërësit.
250 ml qumësht
1 lugë gjelle mjaltë

Në një enë të thellë përzieni të dy përbërësit e më pas lagni duart me pak nga lëngu i formuar. Vendoseni me kujdes në zonën më problematike të flokëve tuaj ose në të gjithë gjatësinë. Pasi të keni lyer çdo pjesë të dëshiruar, lidhini flokët me kujdes dhe lëreni trajtimin të thahet dhe veprojë për 15 minuta. Më pas kur të ndjeni që është gati, shpëlani kokën me shampo dhe zbutës si zakonisht. Këtë trajtim këshillohet ta aplikoni të paktën një herë në javë për të parë rezultate s amë të mira.

Continue Reading

Previous: Polemikat për WhatsApp dhe frika për privatësinë e të dhënave
Next: Zgjidhjet natyrale kundër problemeve me dhëmbët

Të ngjashme

6731F5A8-5B03-4326-BC59-AB902B7276E5-548x1024 Këngëtarja e famshme rrëmben vëmendjen e të gjithëve me pozat seksi

Këngëtarja e famshme rrëmben vëmendjen e të gjithëve me pozat seksi

Kourtney-Kardashian-GQ-Mexico Kourtney Kardashian pozon me bikinit “Skims”

Kourtney Kardashian pozon me bikinit “Skims”

unnamed (1) Vaji i ullirit mban larg rrudhat nga Jennifer Lopez

Vaji i ullirit mban larg rrudhat nga Jennifer Lopez


TË FUNDIT

policija Kërcënim me jetë ndaj të riut nga Banjica e Poshtme

Kërcënim me jetë ndaj të riut nga Banjica e Poshtme

policija Gostivar, përleshje fizike mes fqinjëve

Gostivar, përleshje fizike mes fqinjëve

policia Zhduket një fëmijë nga rrethina e Gostivarit

Zhduket një fëmijë nga rrethina e Gostivarit

policija Vjedhje në një objekt fetar në rrethinë të Gostivarit

Vjedhje në një objekt fetar në rrethinë të Gostivarit

policija Gostivar, arrestohet banori i Shqipërisë

Gostivar, arrestohet banori i Shqipërisë

arrestim2 Kreu pesë vjedhje, pranga për 22-vjeçarin nga Gostivari

Kreu pesë vjedhje, pranga për 22-vjeçarin nga Gostivari

virus-korona-izolacija-1 Vendime të reja për izolim për 13 gostivaras

Vendime të reja për izolim për 13 gostivaras

IMG_22022021_150519_800_x_450_pixel WhatsApp do të bllokojë përdoruesit që nuk pranojnë kushtet e përdorimit

WhatsApp do të bllokojë përdoruesit që nuk pranojnë kushtet e përdorimit

arrestimi SHBA/ Arrestohet gruaja e mbretit të drogës ‘El Chapo’

SHBA/ Arrestohet gruaja e mbretit të drogës ‘El Chapo’

Screenshot_4-46 500,000 vdekjet nga COVID-19 në SHBA, Biden: Moment pikëllues

500,000 vdekjet nga COVID-19 në SHBA, Biden: Moment pikëllues

IMPRESIUM

info@gostivarisot.mk

072 30 30 36

070 70 90 80  

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • FLAKA AL
  • MK
  • ANG
Copyright 2018 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | Gostivari Sot by FLAKA.