Skip to content

GOSTIVARI SOT

Primary Menu
  • Aktuale
  • Gostivari
  • Shqipëri
  • Kosovë
  • Ballkan
  • GLOBI
  • Revista
  • Kuriozitete
  • Plus
  • Home
  • Maqedoni
  • Qeveria vendos sot për masat e reja

Qeveria vendos sot për masat e reja

Nëse masat e reja të cilat do t’ia dorëzojmë Qeverisë për miratim nuk sjellin rezultat, atëherë hapi i ardhshëm është rikthimi i karantinës. Kështu ka deklaruar dje, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili tha se megjithatë shpreson se me masat e reja do të ndalohet përhapja e koronavirusit dhe se nuk do të ketë nevojë për rikthimin e orës policore. Ndër masat e reja të cilat Komisioni për Sëmundje Infektive i ka propozuar është edhe të punohet online ose në ndërrime i administratës publike.

“Qeverisë për seancën e ardhshme do t’i propozojmë edhe një pako të masave ndërsa ajo do të jetë që të gjithë operatorët ekonomik të punojnë deri në orën 23.00, kufizim të kapacitetit të transportit publik deri në 50% dhe rekomandim në tërë administratën publike në përputhje me mekanizmat, marrëdhënia e punës të bëhet me ndërrime ose online nga shtëpia, ose me sistem të rotacionit”, ka deklaruar Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë. 

Ndryshe dje gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 161 raste të reja me koronavirus. Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 154 pacientë të shëruar.

Në 24 orët e fundit 12 persona kanë humbur betejën kundër koronavirusit. Shtatë prej tyre nga Shkupit, një pacient nga Struga, një nga Manastiri, një nga Kavadari, një nga Tetova dhe një nga Prilepi. Të gjithë pacientët kanë humbur jetën në kushte spitalore.

Që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë me koronavirusin janë infektuar 23 788 qytetarë, ndërsa janë shëruar 17 392. Betejën kundër KOVID-19 e kanë humbur 846 persona, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive është 5550. 

Continue Reading

Previous: Taravari: Numrat s’na lejojnë të bëjmë qeveri pa BDI-në
Next: RMV, 796 gjoba për mosmbajtje të maskës

Të ngjashme

kycyk-960x588 PE, miratohet Raporti për përparimin e Maqedonisë së Veriut

PE, miratohet Raporti për përparimin e Maqedonisë së Veriut

Spasovski Prokuroria zhvillon hetime për rastin e Mijallkovit

Prokuroria zhvillon hetime për rastin e Mijallkovit

Regjistrimi_Osmani-me-kreret-e-bashkesive-fetare (1) Regjistrimi, Osmani: Bashkësitë Fetare luajnë rolë të rëndësishëm

Regjistrimi, Osmani: Bashkësitë Fetare luajnë rolë të rëndësishëm

info@gostivarisot.mk | marketing@flaka.com.mk

++389 72 30 30 36 | +389 70 70 90 80

  • Për ne
  • Kontakt
Copyright 2018 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by Gostivari Sot.