Skip to content

Gostivari Sot

Primary Menu
  • Gostivari
  • Maqedonia
  • Revista
  • Plus
    • Kuriozitete
    • Kronika e Zezë
  • FMG
    • FLAKA ALB
    • ФЛАКА МКД
    • FLAKA ANG
  • Home
  • Menu
  • Qeshqek tradicional/ Receta e shijshme e pulës me grurë

Qeshqek tradicional/ Receta e shijshme e pulës me grurë

Qeshqeku është padyshim një suvenir në mesin e recetave autentike të kuzhinës shqiptare. Fantastik në shije dhe krejt unik në përbërës dhe përgatitje, ky specialitet tipik shqiptar mbetet ndër pjatat më të përsosura të traditës.

Dikur, Qeshqeku përgatitej në raste të veçanta festash familjare apo kur shtëpinë e vizitonin miq e të afërm. Servirja e Qeshqekut në tryezë ishte një nga mënyrat fantastike përmes së cilës të zotët e shtëpisë nderonin me mikpritjen e tyre miqtë. Sot, kjo pjatë gjendet si një ndër gatimet më të çmuara tradicionale pjesë e menuve të restoranteve tradicionalë. Përgatitja e Qeshqekut kërkon durim dhe mbi të gjitha mjeshtërinë e amvisave në mënyrë që shija e tij të dalë vërtetë perfekte.

Përgatitja e Qeshqekut me Pulë dhe Grurë
Përbërësit
1 pulë e majme 1 kg
2 filxhan çaji me grurë
3 lugë gjelle me gjalpë të freskët
Për një gatim më të shëndetshëm, sugjerohet përdorimin e vajit të ullirit.
Gjysmë filxhan çaji me arra të thërrmuara
Kripë
Piper i zi
2-3 lugë me rrush të thatë (sipas preferencës)

Përgatitja
Si fillim, pastrojmë me ujë të rrjedhshëm pulën. E ndajmë në copa, e vendosim në një tenxhere me ujë dhe kripë dhe e lëmë të ziejë. Lihet që të ziejë sa të zbutet mishi. Lëngun e pulës ruajeni mënjanë sepse do përdoret për përgatitjen e grurit. Nëse preferoni pulën mund ta fusni dhe ta piqni edhe në furrë, duke e kriposur, lyer me pak gjalpë dhe duke i hedhur 1 gotë e gjysmë ujë.

Edhe në këtë rast mundohuni që të lini mënjanë disa lugë gjelle nga lëngu i pulës. Ndërkohë përgatisim grurin. E pastrojmë me ujë të bollshëm dhe më pas e kullojmë. AgroWeb.org ju këshillon që para nisjes së përgatitjes së kësaj recete gurin ta vendosni në një tas me ujë dhe ta lini përreth dy orë në mënyrë që të zbutet më shpejt. Më pas, shtypeni grurin përmes një çekani kuzhine (rrahës mishi). Vendoseni në një tenxhere me 700 ml -1l ujë dhe vendoseni në zjarr derisa gruri të ziejë. Në momentin që gruri ka zierë dhe masa është trashur shtoni arrat, pak nga lëngu i pulës, gjalpin e freskët, kripën dhe piperin e zi. Salcën e përftuar e vendosni në një pjatancë të madhe, sipër i hidhni pak rrush të thatë si dhe pulën e pjekur ose thelat e mishit të saj.

Continue Reading

Previous: Hithra, karrotë dhe mollë për një mëngjes plot energji
Next: ​4 arsye për të pirë çaj shafrani të Indisë për çdo ditë

Të ngjashme

u2-13 Çaji me farat e finokut/ Arsyet pse duhet ta provoni menjëherë

Çaji me farat e finokut/ Arsyet pse duhet ta provoni menjëherë

499830-BUiVy9WJwf ​4 arsye për të pirë çaj shafrani të Indisë për çdo ditë

​4 arsye për të pirë çaj shafrani të Indisë për çdo ditë

u2-7 Hithra, karrotë dhe mollë për një mëngjes plot energji

Hithra, karrotë dhe mollë për një mëngjes plot energji


TË FUNDIT

Policia_Fleser_1 Gostivar-Gradec vetura del nga rruga, lëndohen tre persona ndër të cilët edhe një i mitur

Gostivar-Gradec vetura del nga rruga, lëndohen tre persona ndër të cilët edhe një i mitur

Inspektor_Kafiteri-780x470-1-750x430 Inspektorati mbylli një restorant në Vërtok

Inspektorati mbylli një restorant në Vërtok

155347523_10224907315929085_5873209920943586919_n Sot fillon regjistrimi i mërgatës

Sot fillon regjistrimi i mërgatës

155347523_10224907315929085_5873209920943586919_n Thirrje që mërgata të regjistrohet një për një

Thirrje që mërgata të regjistrohet një për një

covid 11 humbje jete, 305 të infektuar me Covid-19 dhe 167 të shëruar

11 humbje jete, 305 të infektuar me Covid-19 dhe 167 të shëruar

moti Parashikimi i motit

Parashikimi i motit

vakcina-korona-svet-1170x780-1-750x430 Janë regjistruar 721 raste të reja, 171 të shëruar dhe 7 të vdekur

Janë regjistruar 721 raste të reja, 171 të shëruar dhe 7 të vdekur

Ali-Ahmeti-27.02.2021 Konkluzionet nga mbledhja e kryesisë së BDI

Konkluzionet nga mbledhja e kryesisë së BDI

30-5-1024x576 Çajla dhe Forina bëhen me pushimore moderne

Çajla dhe Forina bëhen me pushimore moderne

90-1170x658 Komuna e Gostivarit nënshkruajti marrëveshjen kolektive me SPOGJSH

Komuna e Gostivarit nënshkruajti marrëveshjen kolektive me SPOGJSH

IMPRESIUM

info@gostivarisot.mk

072 30 30 36

070 70 90 80  

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • FLAKA AL
  • MK
  • ANG
Copyright 2018 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | Gostivari Sot by FLAKA.