Qendra për Konservim me drejtor të ri. Bafqar Nuredini zgjidhet me konkurs të Ministrisë së Kulturës

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 30 Dhjetor, 2022 16:18 Updated

Qendra për Konservim me drejtor të ri. Bafqar Nuredini zgjidhet me konkurs të Ministrisë së Kulturës

Në bazë të konkursit publik të shpallur nga Ministria e Kulturës, në Institutin Nacional, Qendra për Konservim në Gostivar është zgjedhur drejtor i ri. Bafqar Nuredini do të drejton me qendrën në katër vitet e ardhëshme.

Urimi i parë ka ardhur nga ushtruesja e detyrës drejtoreshë e qendrës, Hirija Saiti.

“Sot e bëra pranim-dorëzimin e detyrës Drejtor të Qendrës për Konservim Gostivar. Drejtorit të sapo emëruar z. Bafqar Nuredini i urova suksese në udhëheqjen e këtij institucioni me vlerë të veçantë në ruajtjen e trashigimisë kulurore të Gostivarit dhe më gjërë. Në dy vitet e kaluara angazhimi im në krye të Qendrës për Konservim Gostivar ishte më shumë se sa një privilegj. U përpoqa me të gjitha aftësitë dhe energjitë e mia t’i shërbeja interesit më të mirë të Qendrës, qytetarëve, ardhmërisë tonë të përbashkët – trashigimsë kulturore të Gostivarit”, shkruan mes të tjerash zonja Saiti.

Ajo falemenderon të gjithë që pa rezervë e përkrahën në këtë rrugëtim dy vjeçar në krye të Qendrës për Konservim Gostivar.

Faleminderim drejtuar zonjës Saiti erdhi edhe nga drejtori i sapo emëruar, Bafar Nuredini.

“Sot në mjediset e IN Qendra për Konservim në Gostivar, u bë pranim-dorëzimi i detyrës drejtor. Zonja. Hirije Saiti me korrektësinë më të madhe më uroi detyrën që e trashëgova nga ajo, me gatishmërinë që në të ardhmen të kemi bashkëpunim të ngushtë. Përkrahja nga ana e zonjës Saiti do të jetë një mbështje e madhe në drejtimin e institucionit”, shton Nuredini.

Ai shton që zgjedhja në krye të institucionit u bë përmes konkursit publik të shpallur nga Ministria e Kulturës.

“Me plotësimin e kritereve të parapara, edhe zyrtarisht u caktova drejtor në IN – Qendra për Konservim në Gostivar. Duke shpresuar në përkrahjen e secilit nga ju, besoj fortë që sukseset nuk do të mungojnë. Besimin e dhënë me përkushtim dhe punë do të mundohem ta arsyetoj”, shkruan drejtori Bafqar Nuredini.

Në konkursin e Ministrisë së Kulturës për drejtor në IN :Qendra për Konservim” në Gostivar, i vetmi kandidat që plotësoi kushtet e përzgjedhjes ishte drejtori i sapoemëruar. Qendra prej dy vitesh drejtohej nga ushtrues detyre. Gostivari Sot

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 30 Dhjetor, 2022 16:18 Updated