Qasja e politikanëve të rinj në Gostivar. Xhaferi, Abdija e Limani pijnë kafe bashkë!
Panel diskutimi “Le të flasim për sfidat dhe të ardhmen e Maqedonisë së Veriut” me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, Ambasadorja Angela Price Aggeler që u mbajt në mjediset Shoqatës për Avancimin e Demokracisë -Democracy Lab në Gostivar, ka bërë bashkë krerët e partive politike shqiptre në nivel lokal, njofton Gostivari Sot
Në fotografinë e bërë publike nga këshilltari komunal nga radhët e BDI, shihen kryetari i degës së BDI Valdet Xhaferi, ai i ASH Gazmend Abdija, kryesuesi i këshillit komunal Valbon Limani dhe këshilltarë nga partitë e tjere, ndër to edhe nga Lëvizja Besa dhe partitë turke.
Organizimi erdhi nga Qendra Rinore dhe e Komunitetit – YCC Gostivar. Gostivari Sot
