Pushojnë tërmetet, rasti i fundit u regjistrua në ora 4 të mëngjesit

Pasditen e ditës së mërkurë rreth orës 15:25, në Maqedoninë e Veriut u regjistruar një tërmet me magnitudë 5 të shkallës rihter me epiqendër në rajonin e Gostivarit. Kjo lëkundje erdhi pas tërmetit të mëngjesit të së mërkurës i cili ka qenë i shkallës rihter 5.1. Ndërkohë pati edhe lëkundje të tjera të përmasave më të vogla, njofton Gostivari Sot
Lëkundja e fundit u regjistrua mëngjesën e së enjtës në ora 04:52, ndërsa fuqia e tërmetit ishte 2.1 sipas shkallës së rihterit. Nga ky moment dhe deri sa raportojmë nuk janë regjistruar lëkundje të tjera.
Nga dridhjet e tokës për gjatë 24 orëve, përveç dëmeve materiale, për fat të mirë nuk ka patur dëme në njerëz dhe derisa raportojmë nuk është regjistruar asnjë rast.
Ndryshe, dridhjet prej 5 dhe 5.1 të shkallës së rihterit të ndodhura brenda 12 orëve të para të ditës së mërkurë, ishin të fuqishme dhe friguan banorët e zonës.
Gostivari Sot ua sjell videon ekzkluzive nga kamerat e sigurisë të një vikend shtëpize. Lëkundjet duken të fuqishme.