Skip to content

Gostivari Sot

Primary Menu
  • Gostivari
  • Maqedonia
  • Revista
  • Plus
    • Kuriozitete
    • Kronika e Zezë
  • FMG
    • FLAKA ALB
    • ФЛАКА МКД
    • FLAKA ANG
  • Home
  • Maqedoni
  • Pushohet nga puna pa arsye!

Pushohet nga puna pa arsye!

Dyfish më shumë është rritur numri i denoncimeve për keqpërdorimin të punëtorëve në vende të punës, në krahasim me dhjetorin e vitit të kaluar, thotë raporti i Komitetit të Helsinikit. Në muajin dhjetor janë paraqitur 35 denoncime për shkelje të të drejtave, ku pjesa më e madhe e denoncuesve janë vajza dhe gra me 77%, ndërsa burra me 23 %.

 “Arsyet për këtë janë të shumta, më kryesorja prej tyre është se gratë më shpesh punojnë me kontratë me kohë të caktuar, pra janë në pozitë më të keqe në tregun e punës. Besueshmëria më e madhe është që edhe të mos ua vazhdojnë kontratën kur ju skadon. Shumë shpesh punojnë me kontratë në vepër, puna jashtë orarit shumë rrallë ju paguhet”, deklaroi Vildan Dërplanin – Komiteti i Helsinkit.

Shembull konkret është një grua e cila në muajin dhjetor, ishte pushuar nga puna ndërsa kishte qenë në pushim mjekësor. Vendimi nuk përmbante arsyet e pushimit nga puna.

 “Punonjësja gjatë kohës që ka qenë në pushim mjekësor, e kanë ç ‘lajmëruar prej punë, ku më pas punonjësja e ka paraqitur rastin në Inspektoratin për Punë, megjithatë Inspektorati nuk ka vërtetuar se ka shkelje dhe e kanë orientuar që ta kërkojnë të drejtën e punës para gjykatësit kompetent”, tha Vildan Dërplanin – Komiteti i Helsinkit.

Drplanin thotë se punëtorët në të shumtën e rasteve mbetën vetëm dhe nuk kanë mbrojtje nga sistemi.

 “Mendoj se ka inspektorë të cilët në mënyrë të shkëlqyeshme e kryejnë punën e tyre, por për fat të keq kemi edhe shembuj ku shihet qartë se as nuk shkojnë në vendin, respektivisht dërgojnë vetëm një  njoftim ku shihet që ose vetëm ka folur me punëdhënësin ose vetëm e kanë kopjuar  atë që punëdhënësi ka thënë për rastin konkret”, potencoi Vildan Dërplani – Komiteti i Helsinkit.

Sipas Dërplanin gratë dhe vajzat janë më guximtare sa i përket paraqitjes së shkeljeve të të drejtave të tyre në vendin e punës. Ndërkohë në dhjetorin e vitit të kaluar ka pasur vetëm 16 shkelje të këtyre të drejtave, e ky numër në vazhdimësi është rritur që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë.

Continue Reading

Previous: Maqedonia e Veriut, a ka afat për vaksinat nga Komisioni Evropian?
Next: Ndalesë për kamionë në rrugën Mavrovë-Dibër

Të ngjashme

155347523_10224907315929085_5873209920943586919_n Sot fillon regjistrimi i mërgatës

Sot fillon regjistrimi i mërgatës

155347523_10224907315929085_5873209920943586919_n Thirrje që mërgata të regjistrohet një për një

Thirrje që mërgata të regjistrohet një për një

covid 11 humbje jete, 305 të infektuar me Covid-19 dhe 167 të shëruar

11 humbje jete, 305 të infektuar me Covid-19 dhe 167 të shëruar


TË FUNDIT

Policia_Fleser_1 Gostivar-Gradec vetura del nga rruga, lëndohen tre persona ndër të cilët edhe një i mitur

Gostivar-Gradec vetura del nga rruga, lëndohen tre persona ndër të cilët edhe një i mitur

Inspektor_Kafiteri-780x470-1-750x430 Inspektorati mbylli një restorant në Vërtok

Inspektorati mbylli një restorant në Vërtok

155347523_10224907315929085_5873209920943586919_n Sot fillon regjistrimi i mërgatës

Sot fillon regjistrimi i mërgatës

155347523_10224907315929085_5873209920943586919_n Thirrje që mërgata të regjistrohet një për një

Thirrje që mërgata të regjistrohet një për një

covid 11 humbje jete, 305 të infektuar me Covid-19 dhe 167 të shëruar

11 humbje jete, 305 të infektuar me Covid-19 dhe 167 të shëruar

moti Parashikimi i motit

Parashikimi i motit

vakcina-korona-svet-1170x780-1-750x430 Janë regjistruar 721 raste të reja, 171 të shëruar dhe 7 të vdekur

Janë regjistruar 721 raste të reja, 171 të shëruar dhe 7 të vdekur

Ali-Ahmeti-27.02.2021 Konkluzionet nga mbledhja e kryesisë së BDI

Konkluzionet nga mbledhja e kryesisë së BDI

30-5-1024x576 Çajla dhe Forina bëhen me pushimore moderne

Çajla dhe Forina bëhen me pushimore moderne

90-1170x658 Komuna e Gostivarit nënshkruajti marrëveshjen kolektive me SPOGJSH

Komuna e Gostivarit nënshkruajti marrëveshjen kolektive me SPOGJSH

IMPRESIUM

info@gostivarisot.mk

072 30 30 36

070 70 90 80  

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • FLAKA AL
  • MK
  • ANG
Copyright 2018 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | Gostivari Sot by FLAKA.