Mbrëmë rreth orës 19:15, në rrugën e ,,Ilindenir“ në Gostivar, efektivët e policisë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, e kanë privuar nga liria 50-vjeçarin L.N. nga Gostivari, objekti hotelierik i të cilit ka qenë i hapur dhe dhe brenda lokalit kanë qëndruar disa persona.
I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar dhe pasi çështja të sqarohet dhe dokumentohet plotësisht, do të përgatitet parashtresë adekuate për dyshimin e kryerjes së veprës penale “mosveprimi në përputhje me rregulloret shëndetësore gjatë një epidemie” (neni
206 i Kodit Penalodin), kurse objekti është mbyllur nga ana e Inspektoratit Shtetrorë të Tregut. Gostivari Sot