Punonin me drogë, arrestohet dy persona

Dje (22-nëntor) rreth orës 14 e 45 minuta, në rrugën “Goce Dellçev” në Gostivar, pjestarët e policisë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, kanë privuar nga liria personat SH.S. (46) nga Negotina e Pollogut dhe R.A. (38) nga Senokosi i Gostivarit, nën dyshimin për “prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të lëndëve narkotike, substancave psikotrope dhe pararendësve”.
Çështja është duke u sqaruar dhe dokumentuar, me ç’rast do të pasoj parashtresë adekuate.