Pse u arrestua banori i Zdunjës?

Sot (3-shkurt) rreth orës 12 e 20 minuta, në Vrapçisht të Gostivarit, pjestarët e policisë të SPB Tetovë-Departamenti i punëve të brendshme Gostivar, e kanë privuar nga liria 34-vjeçarin B.B. nga fshati Zdunjë e Gostivarit, për arsye se tek ai është gjetur marijuanë.
Personi B.B. është mbajtur në Stacionin policorë Gostivar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, në koordinim me Prokurorin Publik, kundër tij do të përgaditet parashtresë adekuate.