Skip to content
Gostivari Sot

Gostivari Sot

Primary Menu
  • Gostivari
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Kosovë
  • Ballkan
  • GLOBI
  • Opinione
  • Sport
  • Revista
  • Plus
  • Home
  • Top Lajme
  • Protestë para selisë së EVN në Gostivar

Protestë para selisë së EVN në Gostivar

Një grup banorësh nga Gostivari sonte zhvilluan protestë përpara Qendrës Energjetike të Konsumatorëve të EVN Maqedoni në Gostivar.

Në tubim, ata shprehen pakënaqësi nga vendimi i Komisionit Rregullator të Energjisë për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për 7.4 për qind. Mbledhja para selisë së EVN Gostivar u organizua nga grupi i tifozëve “Kastrioti”.

Qëllimi i protestës është të theksohen kërkesat: të tërhiqet vendimi për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, të ulet çmimi deri në 20 për qind, të shfuqizohet monopoli i shërbimeve të EVN-së, të shpërndahet Komisioni Rregullator i Energjisë dhe të krijohet një tribunal i pavarur i arbitrazhit në shërbim të qytetarëve që do ta kontrollojë cilësinë e shërbimeve në fushën e energjisë.

Në fjalimin përfaqësuesi i grupit të tifozëve “Kastrioti” para qytetarëve të mbledhur i dënoi dëmtimet e automjeteve të EVN-së dhe theksoi:

“Kastrioti” si një grup tifozësh e filloi vetë këtë iniciativë, por tani ne kemi nevojë së bashku me qytetarët e Gostivarit të formojmë Këshill organizues që do të merret me problemet lokale që lidhen me energjinë elektrike. Tani për tani, gjëja më e rëndësishme është organizimi i protestave në të ardhmen. Një incident ndodhi mbrëmë në Tetovë dhe u dogjën dy automjete të EVN-së. Ne u bëjmë thirrje qytetarëve që dhuna nuk është zgjidhje, por masiviteti i protestave. Na vjen keq për dëmtimin e të dy automjeteve të EVN-së. Ne solidarizohemi me qytetarët, energjia elektrike e të cilëve u bë më e shtrenjtë gjatë pandemisë.

Në protestë ishin edhe deputeti Halil Snopçe, kryetari Arben Taravari dhe persona të tjerë nga jeta publike e Gostivarit. Ata thanë se e mbështesin protestën ashtu si edhe të mëparshmen. Ata vlerësuan se rritja e çmimit është paradoksale, veçanërisht, siç tha Snopçe, në një kohë krize.

Protesta, e cila zgjati rreth pesëmbëdhjetë minuta, kaloi pa incidente dhe nën mbikëqyrjen e nëpunësve policorë, me respektimin e distancës dhe mbajtjen e maskave. Javën e kaluar në rrugët e Gostivarit kishte marsh protestuar si pjesë e protestave në Tetovë, Çair të Shkupit, Kumanovë dhe Dibër.

Continue Reading

Previous: CoVid-19 në Gostivar, shërohen 42 pacientë
Next: Gostivar, shërohet 1 pacient infektohen 20 të tjerë

Të ngjashme

xhamia Fillimi i muajt të Ramazanit pa falje të Taravisë në Xhami

Fillimi i muajt të Ramazanit pa falje të Taravisë në Xhami

Motociklistet Motoçiklistët nuk respektojnë rregullat e trafikut!

Motoçiklistët nuk respektojnë rregullat e trafikut!

IMG_9718 Në Pollog janë regjistruar 3 shkelje të orës policore

Në Pollog janë regjistruar 3 shkelje të orës policore


 

marketing@flaka.com.mk

info@gostivarisot.mk 

+389 70 70 90 80

++389 72 30 30 36

  • Për ne
  • Kontakt
  • Marketing
Copyright 2018 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by Gostivari Sot.