Promovohet asfaltimi i rrugës Simnicë – Cerovë

Gostivari Sot
Nga Gostivari Sot 15 Qershor, 2020 17:03

Një delegacion më i gjerë i BDI-së në përbërje të funksionarëve qendor e lokal, kanë promovuar aslaftimin e rrugës Simnicë-Cerovë, rrugë kjo e cila lidh malësinë e Gostivarit me gajistralen Gostivar-Kërçovë. Sekretari shtetëror në Ministrinë e Bujqësisë, Nefrus Çeliku, tha se kjo rrugë është mesin e 200 preojekteve qeveritare që janë duke realizuar përmes këtij dikatseri dhe Agjencionit për Zhvillim Rural Ekonomik.

Zëvendësdrejtori i Agjencisë për Përkrahje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillimin Rural, Abdulselam Selami, tha se rruga ka një gjatësi prej rreth 2 kilometrave dhe ka kushtuar 120 mijë euro. Ai tha se në Pollog janë duke u realizuar 20 projekte të këtilla.

I pranishëm në promovim ishte edhe nënkryetari i BDI-së Nevzat bejta, i cili tha se kjo rrugë në të ardhmen do të shërben në kthimin e banorëve të kësaj ane në vendlindjen e tyre.

Zv.ministra e Financave Shiret Elezi, duke folur mbi projektet e fundit që qeveria është duke i realizuar në rajonin e Gostivarit, tha se njëri ndër ato është edhe gazifikimi.

Ruga e re është mirëpritur nga banorët lokal. Kryetari i Bashkësisë Lokale të fshatit Simnicë, Negzim Azizi, tha se kjo rrugë është pritur me vite.

Ndryshe, në fshatin Simnicë aktualisht jetojnë rreth 80 familje.

Gostivari Sot
Nga Gostivari Sot 15 Qershor, 2020 17:03