Skip to content
Gostivari Sot

Gostivari Sot

Primary Menu
  • Gostivari
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Kosovë
  • Ballkan
  • GLOBI
  • Opinione
  • Sport
  • Revista
  • Plus
  • Home
  • Gostivari
  • Prezentohen protokollet për punë në çerdhe

Prezentohen protokollet për punë në çerdhe

Me 9 shtator edhe çerdhet e Gostivarit fillojnë me punë. Të gjitha tetë objektet, katër çerdhe dhe katër qendra për edukim të hershëm fëmijërorë janë dezinfektuar dhe janë gati për të pritur fëmijët. Arbena Aliu, zv.drejtoreshë e çedheve të Gostivarit bëri të ditur se grupet e fëmijëve do të organizohen në atë mënyrë që tek fëmijët deri në 2 vjeç do të ketë më së shumti 6 fëmijë, derisa tek më të rriturit deri 15 fëmijë dhe prioritet për regjistrim do kenë ata fëmijë që u punojnë të dy prindërit ose fëmijët me një prindër.

Hapësirat dhe oborret e çerdheve do të dezinfektohen rregullisht edhe në të ardhmen, çdo i punësuar do të ketë pajisje mbrojtëse personale dhe termometër me të cilin çdo fëmije gjatë hyrjes në objekt do t’i matet temperatura dhe pranimi i fëmijëve në çerdhe do të kryhet në çdo 10 minuta me praninë e njërit prind i cili është i detyruar që të mbaj maskë mbrojtëse.

Aliu thotë se rregullat e reja do ta vështirësojnë punën e tyre, megjithatë do të japin maksimumin për mbrojtje të shëndetit të fëmijëve dhe personelit.

Aktualisht në çerdhet e Gostivarit ka 100 të punësuar, ndërsa së shpejti pritet të fillojë me punë edhe çerdhja e re në fshatin Banjicë e Poshtme, ku do të punësohen edhe 10 persona. Ndryshe, çerdhet qendrojnë të mbyllura që mbi pesë muaj për shkak të pandemisë nga Covid 19.

 

Continue Reading

Previous: Policia ju inçzion gjatë kontrollit në komunikacion
Next: Maskat, urdhër pagesa për kundërvajtje për 29 banorë të Gostivarit

Të ngjashme

Policia_Fleser_1 Rast i pazakont në Gostivar, denoncon një grua 43-vjeçare!

Rast i pazakont në Gostivar, denoncon një grua 43-vjeçare!

Motociklistet Motoçiklistët nuk respektojnë rregullat e trafikut!

Motoçiklistët nuk respektojnë rregullat e trafikut!

IMG_9718 Në Pollog janë regjistruar 3 shkelje të orës policore

Në Pollog janë regjistruar 3 shkelje të orës policore


 

marketing@flaka.com.mk

info@gostivarisot.mk 

+389 70 70 90 80

++389 72 30 30 36

  • Për ne
  • Kontakt
  • Marketing
Copyright 2018 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by Gostivari Sot.