Skip to content
Gostivari Sot

Gostivari Sot

Primary Menu
  • Gostivari
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Kosovë
  • Ballkan
  • GLOBI
  • Opinione
  • Sport
  • Revista
  • Plus
  • Home
  • Gostivari
  • Prezantohen ofertat turistike të Ulqinit

Prezantohen ofertat turistike të Ulqinit

Shtylla kryesore e ekonomisë së qytetit të Ulqinit dhe Malit të Zi si shtet është turizmi, ndërsa për qytetarët e Gostivarit dhe Maqedonisë së Veriut bregdeti i Ulqinit është një destinacion i preferuar prej vitesh. Kështu deklaroi drejtori për zhvillimin e turizmit në komunën e Ulqinit, Gëzim Hajdinaga, pas takimit me kreun e komunës së Gostivarit, Arben Taravari. Komuna e Ulqinit është një komunë shqiptare dhe së bashku me bregdetin shqiptar është një nga destinacionet më të preferuara të qytetarëve të vendit, theksoi kryetari Taravari.

Hajdinaga njëherit theksoi se janë marrë të gjitha masat ndaj pandemisë, që ky sezon turistik të jetë i sigurt për ata që këtë verë do të pushojnë në bregdetin e qytetit të lashtë të Ulqinit.

Në takimin Taravari-Hajdinaga u diskutua edhe për thellimin e bashkëpunimit me dy komunave. Ata mes veti shkëmbyen edhe dhurata. Ndërkohë, ofertën turistike të Ulqinit Hajdinaga do ta prezantojë edhe në qytete tjera të vendit. Tv Globi

Continue Reading

Previous: Muftinia e Gostivarit mbajti mbledhjen e rregullt të Kuvendit të saj
Next: Minutat e para të orës policore në Gostivar

Të ngjashme

171691376_2519878818321133_2835990891801474133_n Pamje nga Spitali modular në Gostivar

Pamje nga Spitali modular në Gostivar

ramazani3 Nsimë e një familjeje nga fshati Vërtok, bukë falas për çdo nevojtar gjatë muajit Ramazan

Nsimë e një familjeje nga fshati Vërtok, bukë falas për çdo nevojtar gjatë muajit Ramazan

kashmir Saliu: Romët vendosin kush do t’i fitojë zgjedhjet lokale në Gostivar

Saliu: Romët vendosin kush do t’i fitojë zgjedhjet lokale në Gostivar


 

marketing@flaka.com.mk

info@gostivarisot.mk 

+389 70 70 90 80

++389 72 30 30 36

  • Për ne
  • Kontakt
  • Marketing
Copyright 2018 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by Gostivari Sot.