Prej sonte në mesnatë nafta do të shitet 90 denarë për litër

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 21 Nëntor, 2022 14:17

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendim, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 2,82% në raport me vendimin e datës 18.11.2022.

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë ulje mesatarisht te benzina për 1,907%, te nafta për 2,173%, te vaji ekstra i lehtë për 2,145% dhe te mazuti ka ulje për 3,096%.

Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilit janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i ulët për 0,73%.

Çmimi i shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 ulet për 3,00 den/litër deri sa çmimi i shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-98 ulet për 1,50 den/litër. Çmimet e shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-E V) ulet për 3,00 denarë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i vajit për amvisëri EKSTRA I LEHTË (EL-1), ulet për 2,50 denarë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i MAZUTIT M-1 SU, ulet për 1,438 denarë/kg dhe do te jet 44,524 den/kg.

Nga data 22.11.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 88,50 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 90,50 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 90,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 85,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 44,524 (denarë/kilogram)

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 21 Nëntor, 2022 14:17