Pollogu “vlon” nga vozitësit pa leje për qakullim
Në aktivitetet e intensifikuara të ditës së djeshme të kontrollit në trafik për rend dhe siguri më të madhe lidhur me parkimin e automjeteve, policia ka sanksionuar gjithsej 21 automjete të keqparkuara dhe të parkuara në mënyrë të parregullt.
“Të njejtat vetuar janë ngritur me anë të shërbimit komunal të marrimandës (TE-16 dhe GV-5). Krahas këtyre, në Tetovë u sanksionuan 8 persona të cilët kanë drejtuar automjetet pa kaluar provimin për patentë shoferi, 3 automjete me regjistrim të skaduar, si dhe kundërvajtje të tjera”, njofton policia.
Të gjitha shkeljet janë kompletuar me parashtresat përkatëse në përputhje me Ligjin për Sigurinë e Trafikut Rrugor dhe Ligjin për Automjetet.