Pollog, Policia vijon me aksionet kontrolluese në trafik

Gostivari Sot
Nga Gostivari Sot 17 Gusht, 2020 14:31

Më 16 gusht 2020, në periudhën kohore nga ora 15 deri ora 20, pjestarë të policisë nga SPB – Tetovë, në territorin më të gjërë të Gostivarit dhe Tetovës, kanë realizuar aksione kontrolluese që lidhen me shpejtësinë me të cilën qarkullojnë automjetet brenda dhe jashta vendbanimeve të caktuara.

Gjatë kontrollit janë evidentuar 66 automjete, respektivisht drejtues automjetesh ( Tetovë 30 dhe Gostivar 36 ) të cilët e kanë tejkaluar shpejtësinë e përcaktuar , ndërsa tek 26 nga ata ( Tetovë 9 dhe Gostivar 17) është konstatuar tejkalimi I shpejtësisë me mbi 70 kilometra në orë.

Shkeljet e evidentuara janë përmbyllur me 75 urdhëresa të detyrueshme për pagesë ( Tetovë 40 dhe Gostivar 35), si edhe me një urdhëresë për kundërvajtje.

Kundërvajtësit do të ballafaqohen me dënimet e parapara ligjore, respektivisht me gjoba në para dhe masa tjera ndëshkuese ( ndalesë për drejtim të automjetit) , varësisht nga lloji dhe karakteri i kundërvajtjes.

Gostivari Sot
Nga Gostivari Sot 17 Gusht, 2020 14:31