Pollog, Policia në “gjah” pas shoferëve “pianecë”

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 22 Janar, 2024 12:39 Updated

Pollog, Policia në “gjah” pas shoferëve “pianecë”

Fundjavën e kaluar nga ora 22 deri në ora 04:00 në rajonin Tetovë-Gostivar është kryer kontroll aksion ndaj drejtuesve të mjeteve të cilët drejtojnë automjete nën ndikimin e alkoolit, në të cilin janë sanksionuar 3 drejtues mjetesh (Tetovë-2 dhe Gostivar- 1) tek të cilët është konstatuar alkool në organizëm, pragjak deri në 1,5 promilë.

“Të tre vozitësit janë përjashtuar menjëherë nga komunikacioni dhe përkohësisht iu është hequr patentë shoferi, ndërsa ndaj tyre janë shqiptuar gjoba, të cilat për këtë lloj kundërvajtje variojnë nga 225 deri në 375 euro në denarë. Gjatë kontrollit janë sanksionuar edhe 20 (Tetovë-16 dhe Gostivar-4) kundërvajtje tjera në trafik. GS MEDIA

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 22 Janar, 2024 12:39 Updated