Pollog, Policia me aksion kontrolli, 18 kundërvajtje!
Punonjësit policorë të SPB-Tetovë, dje nga ora 10 deri në ora 14 kanë kryer aksion-kontrollues ndaj drejtuesve të mjeteve dhe qëndrimit të tyre ndaj këmbësorëve, nëse dhe sa u japin përparësi, gjegjësisht i lëshojnë që të kalojnë. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 18 kundërvajtje (TE-14 dhe GV-4), numri më i madh i kundërvajtjeve ka të bëjë me moslëshimin e këmbësorëve në vendkalime të shënuara për këmbësorë, si dhe janë sanksionuar 4 lloje të tjera të kundërvajtjeve rrugore (TE-3 dhe GV-1).
Për drejtuesit kundërvajtës janë përgaditur parashtresat e parapara me ligj dhe do të përballen me gjoba nga 200 deri në 250 euro në kundërvlerë në denarë, si dhe ata që kanë rrezikuar kalimin e këmbësorëve edhe me masën e heqjes së përkohshme të patentë shoferit nga tre muaj deri në nje vit.
Sektori për Punë të Brendshme Tetovë i rikujton vozitësit që në vendkalime dhe në përgjithësi t’u japin
përparësi këmbësorëve, si dhe se këmbësorët duhet të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm kur dhe ku kalojnë rrugët dhe si lëvizin nëpër rrugë që nuk kanë trotuare të formësuara.