Pollog, Policia hasi 26 shoferë që nuk u dhanë përparësi këmbësorëve!

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 15 Nëntor, 2023 11:01

Pollog, Policia hasi 26 shoferë që nuk u dhanë përparësi këmbësorëve!

Dje nga ora 16:00 deri në ora 21:00 në zonën e SPB-Tetovë është kryer kontroll aksion – si dhe në çfarë mase drejtuesit e mjeteve i respektojnë obligimet e tyre ndaj këmbësorëve, njofton Gostivari Sot

Sipas policisë, gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 26 automjete, gjegjësisht drejtues (Tetovë 15 dhe Gostivar 11 raste), të cilët në numrin më të madh të drejtuesve të mjeteve nuk kanë dhënë përparësi, pra nuk i kanë lëshuar këmbësorët që po përgatiteshin ose tashmë kishte filluar të kalonin
rrugët në vendkalime të shënuara.

Sektori i Punëve të Brendshme-Tetovë apelon drejtuesit e mjeteve që domosdoshmërisht të japin
përparësi ndaj këmbësorëve, jo vetëm në vendkalimet dhe udhëkryqet e shënuara, por edhe në rrugët ku nuk ka trotuare të formësuara.

Nga ana tjetër, këmbësorët këshillohen që të mos kalojnë nëpër rrugët ku arrijnë dhe të kenë kujdes se si lëvizin në trafik. Gostivari Sot

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 15 Nëntor, 2023 11:01