Pollog, Policia aktivitete trafiku

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 19 Janar, 2024 11:39

Pollog, Policia aktivitete trafiku

Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë vazhdon me aktivitete të vazhdueshme për rend dhe siguri më të madhe në komunikacion në rajonin Tetovë-Gostivar.

Dje (18-janar) nga ora 12:00 deri në orën 17:00 është kryer aksion kontrollues në të cilin janë zbuluar dhe sanksionuar 17 drejtues mjetesh për parakalime të paligjshme dhe të parregullta (TE-14 dhe GV-3). 

Për të gjithë shoferët kundërvajtës janë përgatitur parashtresat e parapara ligjore me gjoba në të holla, të cilat për këtë lloj kundërvajtje variojnë nga 45 deri në 300 euro në denarë, ndërsa ata që kanë tejkaluar kolonën, vijën e plotë apo para kryqëzimit do të përballen me masë mbrojtëse ndalesë të drejtimit të mjetit nga 3 deri në 12 muaj. Gjatë kontrollit janë konstatuar edhe 17 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-16 dhe GV-1).

SPB-Tetovë sërish apelon tek drejtuesit e mjeteve që t’i respektojnë rregullat dhe rregulloret ligjore në komunikacion, të mos dalin në rrugë me automjete me defekte teknike dhe pa pajisjet e nevojshme, sepse në këtë mënyrë vendosin sigurinë e tyre dhe të tjerëve. përdoruesit e rrugës në rrezik.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 19 Janar, 2024 11:39