Pollog, nuk u jepet përparësi kalimi këmbësorëve në vendkalimet e shënuara!

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 14 Nëntor, 2023 11:47

Pollog, nuk u jepet përparësi kalimi  këmbësorëve në vendkalimet e shënuara!

Në zonën e SPB-Tetovë, dje nga ora 10 deri në 14 është kryer aksion-kontrollues ndaj drejtuesve të mjeteve – nëse dhe në çfarë mase i respektojnë obligimet e tyre ndaj këmbësorëve.

Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 45 shkelje (Tetovë 31 dhe Gostivar 14 raste), nga të cilat numri më i madh kanë të bëjnë me mos dhënjen e përparësisë së kalimit këmbësorëve në vendkalimet e shënuara, si dhe mosdhënie përparësie atyre këmbësorëve që tashmë kanë filluar të kalojë rrugët.

“Drejtuesve të automjeteve kundërvajtës u janë shqiptuar parashtresat e parapara me ligj me gjoba nga 200 deri në 250 euro në kundërvlerë në denarë. Ata që janë sanksionuar me gjobë 250 euro, do të përballen edhe me pezullim të përkohshëm të patentë shoferit nga tre muaj deri në një vit”, njoftoi Fatmir Rexhepi z

“Drejtuesve të automjeteve kundërvajtës u janë shqiptuar parashtresat e parapara me ligj me gjoba nga 200 deri në 250 euro në kundërvlerë në denarë. Ata që janë sanksionuar me gjobë 250 euro, do të përballen edhe me pezullim të përkohshëm të patentë shoferit nga tre muaj deri në një vit”, njoftoi Fatmir Rexhepi zëdhënës i Policisë.

Gjatë kontrollit është sanksionuar edhe 1 rast tjetër kundërvajtje në komunikacion në qytetin e Tetovës. Gostivari Sot

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 14 Nëntor, 2023 11:47