Pollog, këmbësorët nuk respektojnë rregullat

Dje (9-Mars) nga ora 08.00 deri në 13.00, në territorin e SPB-Tetovë, është kryer aksion kontrollues lidhur me shkeljet që kryejnë këmbësorët dhe sjellja e tyre në komunikacion, transmeton Gostivari Sot
Gjatë këtij kontrolli, janë zbuluar dhe sanksionuar ligjërisht gjithsej 42 shkelje (TE-33 dhe GV-9). Numri
i shkeljeve i referohet mos përdorimit të trotuareve dhe kalimit të rrugëve jashtë vendkalimeve për
këmbësorë. Ndaj të gjithë shkelësit janë përgatitur urdhër pagesa për kundërvajtje.
Dje, gjithashtu në rrugët “Iliria” dhe “Vidoja Smilevski-Bato” në Tetovë, zyrtarët e policisë të SPB
Tetovë përkohësisht kanë sekuestruar tre vetura me targa të Shkupit dhe Tetovës, të drejtuara nga
banorët e Tetovës të moshës 30, 38 dhe 45 vjeç, të cilat kanë qenë me regjistrim të skaduar për më
shumë se gjashtë (6) muaj. Gostivari Sot