Pollog, Gostivari i pari për parakalime të parregullta në komunikacion

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 26 Shtator, 2022 11:24

Punonjësit policorë të SPB Tetovë, dje nga ora 14:00 deri në ora 19:00 në zonën e gjerë të Pollogut kanë kryer kontroll të intensifikuar për parakalime të parregullta, përkatësisht të kundërligjshme, në të cilat gjithsej janë zbuluar dhe sanksionuar 46 kundërvajtje (TE-10 dhe GV-36).

Numri më i madh i kundërvajtjeve (GV-34) ka të bëjë me parakalimet në vende të ndaluara, 10 (TE) në
vende të tjera dhe nga 1 (TE dhe GV) në vend të pavëzhgueshëm dhe në kolonë. Shoferëve-shkelës
u janë përgatitur parashtresat e parapara me ligj dhe do të përballen me gjoba adekuate në të holla, të
cilat, në varësi të kundërvajtjes, variojnë nga 45 deri në 250 euro në kundërvlerë në denarë.

Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë edhe një herë apelon tek drejtuesit e mjeteve që të mos parakalojnë në zonat e ndaluara dhe sidomos jo në “vijë të plotë” dhe të rrezikojnë sigurinë e tyre dhe të
përdoruesve të tjerë të rrugës.

Kjo, mbi të gjitha në mbrëmje, në orët e hershme të mëngjesit dhe në ditët me dukshmëri të zvogëluar, sese një numër i konsiderueshëm i aksidenteve të trafikut në rrugë të hapura këtë vit kanë ndodhur edhe për shkak të shpejtësisë së papërshtatshme apo parakalimeve të paligjshme. GS

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 26 Shtator, 2022 11:24