Pollog, dy raste të konfrontimit me Policinë. Agresorët në pranga!
Në rajonin e Pollogut, në dy raste të ndara dje ka pasur tentim për konfrontim me Policinë gjersa kanë ushtruar detyrën zyrtare. Njëri rast u regjistrua në Tetovë dhe tjetri në Gostivar, njofton Gostivari Sot
Rreth orës 15:00 në pikën e pagesës rrugore-Zhelin, zyrtarë policorë të SPB-Tetovë kanë ndaluar 41-vjeçarin nga A.P. nga Tetova i cili është sjellë në mënyrë agresive gjatë ndërmarrjes së veprimeve
zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të përgatitet parashtresë përkatëse.
Po ashtu dje rreth orës 13:40, në pikën e pagesës rrugore-Gostivar, zyrtarë policorë të SPB Tetovë – Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar kanë privuar nga liria 34-vjeçaren E.H. nga Republika e
Shqipërisë, e cila është sjellë në mënyrë agresive teksa po kryenin veprime zyrtare, por edhe për shkak të
dyshimit për qëndrim të parregullr në këtë zonë.
Ajo është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar për procedurë të mëtutjeshme. Gostivari Sot