Pollog, dukuri i pranishme në trafik tejkalimi shpejtësisë maksimale!

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 29 Qershor, 2023 12:53

Gjatë këtij muaji, prej të cilit kanë mbetur edhe më pak se dy ditë, në zonën e SPB-Tetovë janë ndërmarrë gjithsej 661 masa për tejkalim të shpejtësisë maksimale të lejuar brenda dhe jashtë vendbanimit (Tetove-388 dhe Gostivar-273 ), njofton Gostivari Sot

“Për të gjithë shkelësit janë përgatitur parashtresat përkatëse dhe do të përballen me gjoba që varësisht nga madhësia e tejkalimit, variojnë nga 20 deri në 400 euro në denarë. Gjobat më të larta (Tetove 19 dhe Gostivar 7) do të pasojnë për më të shpejtit, për ata që kanë tejkaluar shpejtësinë e përcaktuar me më shumë se 70 kilometra në orë dhe më pas për ata që kaluan 50 deri në 70 kilometra në orë jashtë, si dhe ata që tejkaluan me më shumë se 50 kilometra në orë në vendbanim”, thote zedhenesi i SPB – Tetove Fatmir Rexhepi.

Sipas tij, numri më i madh i shkeljeve janë konstatuar në autostradën Gostivar- Tetovë-Shkup dhe magjistralen Gostivar-Kërçovë.

“Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë edhe një herë i rikujton drejtuesit e mjeteve që të mos nxitojnë pa
nevojë dhe të përshtatin shpejtësinë e tyre sipas kushteve të rrugës. Aq më tepër në zonën e SPB-Tetovë
ku tashmë ndjehet dinamika e shtuar e trafikut dhe numri i përgjithshëm i automjeteve që lëvizin çdo ditë në zonë apo transitojnë drejt Ohrit dhe Mavrovës është rritur dukshëm”, perfundon Rexhepi. Gostivari Sot

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 29 Qershor, 2023 12:53