Pollog, 93 persona gjobiten për mungesë maske

Gostivari Sot
Nga Gostivari Sot 24 Shtator, 2020 12:08

Gjatë 24 orëve të kaluara, sipas statistikave të Sektorit për Punë të Brendshme-Tetovë, në periudhën (23.09./24.09.) për mos mbajtjen e maskave mbrojtëse për gjithsej 93 persona (TE-74 dhe GV-19), janë përgatitur urdhëresa pagese për kundërvajtje, në përputhje me nenin 6 nga Dekreti përkatës i qeverisë.

Gjatë kësaj periudhe, në rajonin e Tetovëe dhe Gostivarit, nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, për 22 persona (TE-15 dhe GV-7) janë përgatitë vendime të reja për izolim, kurse
janë kryer kontrolle ndaj 449 peronave (TE-318 dhe GV-131) me vendime të tilla dhe nuk janë konstatuar mosrespektime të këtyre vendimeve. Gostivari SOt 

Gostivari Sot
Nga Gostivari Sot 24 Shtator, 2020 12:08