Pollog, 101 persona gjobiten për maskat
Gjatë 24 orëve të kaluara, sipas statistikave të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë, në periudhën (01.11./02.11.) për mos mbajtjen e
maskave mbrojtëse, për gjithsej 101 personave (TE-61 dhe GV-40) u janë lëshuar urdhëresa pagese për kundërvajtje, në përputhje me nenin 6 nga Dekreti përkatës i qeverisë.
Gjatë kësaj periudhe, nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, në rajonin Tetovë-Gostivar, janë përgatitur vendime të reja për izolim ndaj 108 (TE-83 dhe GV-25) kurse janë kryer kontrolle ndaj 1358 personave (TE-1040 dhe GV-318) me vendime të tilla dhe nuk janë konstatuar mosrespektime të vendimeve, gjithashtu në zonën e Gostivarit në bashkëveprim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut janë kryer 55 kontrolle në objektet hotelierike, ku në një objekt ësht konstatur mosrespektim i vendimit të qeverisë. Gostivari Sot