Policia tregon se si ndodhi aksidenti në Gostivar

Ashtu siç njoftoi Gostivari Sot, sot reth orës 07 e 30 minuta në rrugën “Beliçica” në Gostivar ka ndodhur një aksident trafiku në mes të veturës “Fiat Çinkvecento” me targa Gostivarit e drejtuar nga E.R. (31) nga Gostivari, veturëst “BMW” me targa Gostivarit e drejtuar nga S.S. nga Gostivari dhe një Mjet ngarkues “Iveco” me targa të Shkupit që ka qenë i
parkuar.
“Në këtë aksident, shoferi E.R. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në spitalin “Ferid Murat” në Gostivar”, njoftuan nga Policia e Gostivarit.
Vendi i ngjarjes është inspektuar nga ekipi i DPB- Gostivar. Gostivari Sot
Policia tregon se si ndodhi aksidenti në Gostivar